Grabitje e armatosur në një këmbimore në Prishtinë

by Nexhat

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rrreth orës 10:00 në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se dyshohet se është grabitur një shumë parash, ndërsa Policia më pas ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, tha Ahmeti.

Policia, në koordinim me Prokurorinë, Ahmeti tha se “po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy