Grupi koordinues në Strasbourg diskuton sot për anëtarësimin e Kosovës në KiE, marrin pjesë edhe politikan nga Kosova

by engel

Grupi Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës do të zhvillojë sot (18 dhjetor) takimin e radhës, ku do të marrin pjesë zv.ministri i Punëve të Jashtme Kreshnik Ahmeti dhe nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci.

Ky grup koordinues do të luajë një rol kyç sa i përket rritjes së bashkëpunimit, si dhe pasqyrimit në mënyrë të saktë e koherente të situatës në Kosovë përsa i përket të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit e demokracisë.

banner

Themelimi i Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës u miratua më 12 korrik nga qeveria.

Kujtojmë se më 12 maj 2022, Kosova filloi procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës duke dorëzuar një aplikim në selinë e qendrore të këtij institucioni, në Strasburg.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy