Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se nuk kanë mandat për të komentuar vendimet e Gjykatës Speciale., .
Në konferencë për medie, kur u pyet për shpalljen e vendimit të Apelit për Salih Mustafën, shtoi se përveç pagesë për avokatët në rastet e Speciales nuk kanë ndonjë mandat tjetër.

“Për rastin Salih Mustafa, ju e dini se Ministria e Drejtësisë për çfarëdo veprimi i ka mundësitë minimale. Përveç që mund të ketë deklarime publike në kuptim procedural, formal nuk ka asnjë përgjegjësi dhe jo rastësisht në kohën kur është votuar Gjykata Speciale gjitha këto aspekte që sot diskutohen pas disa viteve ne i kemi përmendur edhe në atë kohë, pra rreziqet që mund të vijnë. Përveçse Ministria e Drejtësisë e ka divizionin ku paguan ekipet mbrojtëse për personat që po akuzohen dhe këtë e bëjmë në përputhje me përgjegjësitë që i kemi si Ministri e Drejtësisë”.
“Unë nuk e kam takuar kryetaren Trëndafilova, këtë e ka takuar zëvëndësi im dhe sigurt që në secilin prej takimeve adresojmë çështje të cilat janë shqetësim i qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe për mënyrën se si trajtohen ata”.