Këshilli i Mandateve vendos për mandatin e tij, Berisha nga protesta: Luftëtarët e lirisë s’ka forcë që i mposht

by Nexhat

Sali Berisha i është bashkuar protestës përpara Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë teksa Këshilli i Mandateve është mbledhur për të vendosur lidhur me fatin e tij politik. Por Berisha që e quan veten një “luftëtar lirie” thotë se këta të fundit s’ka forcë që i mposht.

BerishaSot ne jemi në mision të njëjtë. Në shtator të viti ’97 PD-në në Shqipëri dhe nëbotë, më të shumtit e menduan se ajo përfundoi në arkivat e historisë. Por ata u gabuan. Asokohe njëlloj si tani, një prokuror politik, xhelat  isigurimit të shetit, akuzoi Sali Berishën për krime kundër njerëzimit dhe parlamenti i hoqi imunitetin. 8 muaj para se Haga të akuzonte Sllobodan Milloshevicin. Asokohe menduan se erdhi revanshi i etërve për të shuar idealet e lirisë së shqiptarëve, por gabuan. Ne e nismë 30 në oborrin e selinë, u bëm 300, 30 mijë dhe 300 mijë. U riktheym në pushtet. U kthyem me votën e lirë në pushtet sepse ata 30 qytetarë që erdhën në oborrin e PD-së ishin luftëtarë lirie. Luftëtarët e lirisë nuk ka forcë në botë që i mposht, ata janë me bekimin e Zoti fitimtarë dhe vetëm fitimtarë

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy