Kusari-Lila arsyeton mungesën e deputetëve të VV-së: Komisioni Hetimor absurd, s’i dihet synimi

by Merita

Shefja e Grupit Parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, i tha Ekonomia Online, se Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, është duke bërë të kundërtën e asaj që kanë për qëllim Komisionet e tilla.

Sipas saj, ky është Komision absurd të cilit nuk i dihet synimi, duke shtuar se VV-ja nuk ka për qëllim që ta ndaloj punën e këtij Komisioni me mospjesëmarrje pasi sipas saj, kjo parti vetë e ka votuar formimin. Ajo mungesën e deputetëve të VV-së në këtë Komision në dy mbledhjet e fundit e ka arsyetuar se mbledhjet po bëhen pa u marr parasysh punët e Komisioneve të tjera që janë caktuar më herët.

banner

Shefja e VV-së në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se formimi i këtij Komisioni është i kotë pasi për dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kanë filluar hetimet dhe janë arrestuar disa persona. 

“Ne si Grup Parlamentar e kemi votuar formimin e Komisionit në seancë, e natyrisht edhe kemi thënë që përkundrejt që besojmë që është e kotë për faktin se këtu ka një proces hetimorë. Komisionet Hetimore synimin e kanë që të nxjerrin në dritë diçka në raste se besojnë se ka bazë për hetimet penale të mëtutjeshme. Ky ka shkuar e kundërta, do të thotë ka shkuar qerrja para kalit që nuk mund të ndodh kështu. Qe tashmë vetëm kanë filluar hetimet, ka pasur edhe arrestime ndërsa është në dosje enorme materiale të Ministrisë, ato do t’i duhen edhe Komisionit Hetimor në të ardhmen e afërt, do të jenë në pronësi të Prokurorisë që nuk do ti ndaj me ta, për arsye se nuk ndan Prokuroria materiale të cilat i posedon ose të cilat i ka konfiskuar nga Ministria relevante për qëllim të hetimit penal”, tha ajo.

Ajo tha se nuk e din se cili është synimi i deputetëve të opozitës sa i përket këtij Komisioni, sipas saj, ata po mundohen që të tregojnë që dinw ta bëjnë punë e hetuesit më mirë se vetë hetuesit. Prandaj sipas Kusari-Lilas, ky Komision në një farë forme tregon një qëllim negativ dhe degradim të punës se Kuvendit në raport me mandatin Kushtetues e legjislativ.

“Në vetvete kjo është një Komision absurd i cili nuk e di se ku dëshirojnë me dalë ose çfarë është synimi apo dojnë me tregu disa prej deputetëve të opozitës që din me bw punë e hetuesit më mirë se vetë hetuesit. Apo kanë përvojën paraprake qoftë të policisë, qoftë të organeve të hetuesisë për të dëshmuar që nuk keni shkuar aq larg sa kërkoheni në këtë proces. Prandaj është tepër kompleks edhe është në një farë forme e tregon një qëllim negativ dhe degradim të punës se Kuvendit në raport me mandatin Kushtetues e legjislativ”, tha ajo.

Shefja e GP të VV-së, duke iu përgjigjur komenteve të opozitës, tha se VV-ja nuk e ka qëllim që të kundërshtoj këtë Komision edhe pse ka dyshime që serioze se mund të nxjerrët diçka paralel me organet e hetuesisë.  Ajo tha se deputet e VV-së nuk janë duke marr pjesë në mbledhjen e këtij Komisioni pasi mbledhjet e saja po behën pa u marr parasysh punët e Komisioneve të tjera.

“Sido qoftë ne nuk kemi thënë se do të dështojmë punën e Komisionit, Komisioni vazhdon punën e vetë përkundër që kemi hezitime serioze apo dyshime serioze se mund të nxjerr diçka krahas ose paralel me organet e hetuesisë. Por që fatkeqësisht menaxhimi i takimeve të këtij Komisioni po behtë në çakordim apo pa u marr parasysh punët e Komisioneve të tjera. Përshëmbull javën e kaluar ne ishim në Komision për Ekonomi, diskutimi ende vazhdonte ishte vetë ministrja aty, deputetet e opozitës ngritën nga Komisioni, ne kishim kuorumin të vazhdojmë dhe vazhduam dy prej anëtareve të këtij komisioni ishin prezent në Komisioni për Ekonomi dhe natyrisht ata duhet që të jenë pjesë e Komisionit funksional dhe jo pjesë e komisionit Hetimor përderisa puna e Komisionit vazhdon”, tha ajo.

Kusari-Lila tha se administrata dhe udhëheqësit e Komisionit Hetimor, që janë nga opozita, duhet që të kenë kujdes në momentin kur vendosin kohën për mbledhje, pasi ajo tha se në këtë mënyre pozita po vendoset në lajthitje dhe se primare për deputet e VV-së është agjenda legjislative, përgatitjen e ligjeve dhe miratimi i tyre, raporton EO. 

“E njëjta ka ndodhur sot, në të njëjtën kohë mbahet një Komision tjetër apo një grup punues i cili ka mbikëqyrje të një projektligji, takime të caktuara që prej javës së kaluar, prapë ka takim të Komisionit Hetimor në të njëjtën kohë. Prandaj duhet që të kemi shumë kujdes edhe administrata, por edhe udhëheqësit e komisionit hetimorë të dy nga opozita kur caktojnë takime të këtilla”.

“Në mënyrë që mos të vihen në lajthitje pastaj edhe deputetet e opozitës se ne primare e kemi agjendën legjislative, përgatitjen e ligjeve, miratimin e tyre, gjë të cilën opozita nuk është duke bërë. Në një farë forme njëanshëm është duke funksionuar puna e Kuvendit veç me opozitën për çështjet të projektligjeve dhe  Komisioneve funksionale, përderisa opozita dëshiron që të merret me hetime, letë vazhdojnë deri ku e qojnë nuk e di, por që për ne primarja është puna në Komisionet e përhershme dhe Komisionet funksionale”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy