Rama shpërblen kombëtaren për arritjen në Gjermani

by Merita

Qeveria ka vendosur të shpërblejë Kombëtaren e futbollit për arritjet në kuadër të “Euro 2024”.

Ekipit përfaqësues do t’i jepen 200 milionë lekë, me kursin aktual të këmbimit rreth 1.9 milionë euro. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare.

Fondi i vendoset si zë buxhetor programit “Zhvillimi i sportit”, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Shqipëria arriti që të mbyllte grupin duke u renditur e para, me një paraqitje fantastike, çka bëri që kuqezinjtë të preknin ëndrrën europiane për të dytën herë në histori.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy