Tmerr në Athinë, i vendoset bomba komisariatit të policisë

by Merita

Frikë dhe panik mesditën e kësaj të hëne në Athinë, ku një pako që përmbante gjysmë kilogram eksploziv është vendosur në hyrje të një komisariati policie.

Autoritetet u alarmuan kur një person i panjohur rreth orës 12:29 paralajmëroi me një telefonatë për vendosjen e një bombe në rrugën Kokkinopoulou, në lagjen Zografou të kryeqytetit helen. Ai u la afat autoriteteve rreth 45 minuta për të ndërhyrë ose ndryshe do të kryente shpërthimin.

banner

Bomba ishte vendosur pranë selisë së forcave MAT. Forcat xheniere të policisë së Athinës rrethuan menjëherë zonën dhe arritën të çmontonin në kohë pajisjen shpërthyese.

Mekanizmi shpërthyes që ndodhej brenda një kutie plastike kishte, përveç orës, dy detonatorë e një çelës, dhe përmbante 500 gram eksploziv të llojit C4 dhe 150 gram dinamit xhelato.

Hetimi për rastin u ndërmor nga Shërbimi i Antiterrorit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy