Ymeri: Kosova e ka pasur inflacionin më të madh në rajon

by Nexhat

Ish-deputeti Visar Ymeri ka deklaruar se Kosova e ka pasur inflacionin më të madh në rajon.

Në RTV Dukagjini, ku u diskutua për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, Ymeri ka thënë se ajo që kreu i ekzekutivit po bën është shumë problematike

banner

“Kjo lojë më shifra është e tepërt, atë që po e bën Kurti është problematike sepse po e shpërfaq një realitet alternativ, duke i përdorur shifrat në mënyrën qysh i konvenojnë. Tregimi që po do të tregojë për veten si kryeministër i suksesshëm, veçanërisht në fushën e ekonomisë, ku ka më së paku suksese”, tha ai.

“Në Kosovë dallimi në çmimet e ushqimit dhe veçanërisht sasisë së parave që qytetarët i shpenzojnë për ushqim është dukshëm më i madh krahasuar me rajonin”, shtoi ish-deputeti

“Përgjatë viteve të inflacionit, Kosova e ka pasur inflacionin më të madh krahasuar me krejt vendet e rajonit. Arsyeja pse ne sot marrim më shumë të hyra në vlerë nominale është për shkak të rritjes së çmimeve”, shtoi Ymeri.

Për këtë, Ymeri thotë se nuk mund ta quaj sukses ekonomik.

“Ky nuk është sukses ekonomik. Në kohë krizash me u krekos që po merr shumë para për buxhet është mosnjohje bazike e ekonomisë, sepse kjo po i bie që po i varfëron qytetarët, dhe çka po bën Kurti, po i jep në formën e subvencioneve”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy