Zgjedhjet në Serbi, Biserko: Rezultate të tmerrshme për opozitën dhe vendin

by Nexhat

Kryetarja e Komiteti të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, në “Lajmet e Fundit” në RTK ka folur për zgjedhjet në Serbi, të mbajtura më 17 dhjetor.

Ajo tha se rezultatet e zgjedhjeve janë të tmerrshme për opozitën dhe në përgjithësi për Serbinë, duke qenë se SNS-ja ka fituar një shumice të madhe, madje nuk ka nevojë as për ndonjë parti për koalicione.

banner

“Këto zgjedhje ishin të lira, por nuk ishin të drejta”, deklaroi Biserko, në “Lajmet e fundit”, në RTK.

Ajo më tej vuri në pah se partia e cila fitoi zgjedhjet ka dominim të plotë në medie e në resurse shtetërore, presionet, frikësimet, që kanë dhënë këtë rezultat në zgjedhjet e fundit.

Biserko tutje theksoi se këto zgjedhje i ka kërkuar vetë opozita, të cilat Vuçiqi i pranoi, me idenë se Perëndimi nuk mund të bëjë asgjë pa të.

Ajo shtoi se zgjedhjet në Beograd janë kontestuese, sepse mendohet se kanë pasur vjedhje të mëdha në vota.

Biserko, mes tjerash bëri të ditur se Vuçiqi në Beograd fitoi me një rezultat të ngushtë.

Ajo vuri në dukej se koalicioni opozitar serb “Serbia kundër dhunës”, po proteston para Komisionit Zgjedhor në Beograd.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy