Edon Zhegrova e bëri një paraqitje të shkëlqyeshme mbrëmë në barazimin e Lillet me rezultat 1:1 ndaj Paris Saint-Germainit.
Ylli kosovar u shqua me disa depërtime dhe ishte i rrezikshëm në çdo moment.
Pas lojës, përfaqësuesi kosovar u shpreh i kënaqur me pikën që e morën ai me shokë, por edhe me paraqitjen që e bënë ndaj parisienëve, shkruan “Gazeta Express”.
“Mendoj se ekipi bëri punë të mirë që nga fillimi, posaçërisht në aspektin taktik dhe në defanzivë sepse ekipi i Parisit e mbajti shumë topin. Ne nuk u dorëzuam deri në fund dhe në fund ne shënuam gol dhe e morëm një barazim, mendoj se ishte e rëndësishme të mos e humbnim lojën”, deklaroi Zhegrova pas lojës.