Democratization Policy Council me seli në Berlin: Zgjedhjet në Serbi pasqyruan gjendjen e vërtet të demokracisë atje

by Merita

Think-tanku me seli në Berlin, Democratization Policy Council – misioni i së cilës është të shtyjë demokracitë e krijuara dhe ato në zhvillim dhe institucionet transnacionale dhe ndërkombëtare për të ndjekur politika të bazuara në vlerat dhe parimet liberale demokratike – përmes një reagimi në platformën sociale, X, ka vlerësuar se zgjedhjet e parakohshme të 17 dhjetorit në Serbi kanë pasqyruar gjendjen e vërtet të demokracisë në Serbi dhe përgjegjësinë e Perëndimit për të mundësuar këtë rënie në demokraci.

Zgjedhjet Parlamentare dhe Lokale, sipas organizatës në fjalë, janë dalluar për shfaqjen e një fushate shumë agresive dhe të koordinuar kundër një opozite demokratike, e cila u bashkua për herë të parë që kur Partia Progresive e Serbisë (SNS) fitoi pushtetin në vitin 2012.

banner

“Ishte gjithashtu një fushatë zgjedhore më e personalizuar nga SNS në pushtet se kurrë më parë, e fokusuar tërësisht te presidenti Aleksandër Vuçiç, emri i të cilit ishte në fletëvotimet edhe pse ai nuk ishte në zgjedhje, dhe që nga maji 2023 nuk është më kryetar i partisë”.

Zgjedhjet sipas, Democratization Policy Council, shfaqën gjithashtu tendenca për mashtrimin më të përhapur zgjedhor që nga koha e Millosheviç-it.

“Kjo tregon pasigurinë e paprecedentë të regjimit të Vuçiç-it pas të shtënave masive në fillim të këtij viti dhe protestave pasuese të qytetarëve”.

Serbia, vlerëson organizata me seli në Berlin, është një demokraci në dukje, por një autokraci (jokushtetuese) në thelb.

“Dy episode ranë në sy në ditën e zgjedhjeve. E para ishte takimi i lidershipit të opozitës në objektin e MPB-së, ku përfshiu kryesinë e MPB-së dhe policisë dhe e dyta, transporti masiv i serbëve me autobusë nga Republika Srpska në qendrat e votimit në Beograd”.

Heshtja e Perëndimit, në anën tjetër, konsideron organizata DPC, në lidhje me këto ngjarje të deritanishme, si me protestat qytetare e bëjnë bashkëfajtor Perëndimin për sundimin e SNS gjatë dekadës së fundit dhe në transformimin e Serbisë në një shtet autokratik.

“Pra, është koha e fundit që Perëndimi, BE-ja dhe SHBA-ja të marrin një kthesë strategjike ndaj politikës së saj ndaj Serbisë – dhe Ballkanit Perëndimor – drejt një politike të bazuar fort në vlerat liberale demokratike”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy