Grenell me gjuhë të rëndë ndaj Kurtit: Gjermania po e përqafon, republikanët e demokratët e shohin si problem

by Nexhat

Ish i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richard Grenell ka shkruar në Twitter se Gjermania po e përqafon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilin ai e ka quajtur fashist.

Sekretarja Parlamentare e Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë, Siemtje Möller dje ishte në Kosovë dhe u takua me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. që në kuadër të delegacionit përcjellës ishte e shoqëruar edhe nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rhode.

banner

“E shkurtër por e ëmbël!”. Kështu e përshkroi ambasadori gjerman, Jorn Rohde vizitën e saj.

“Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që ka hedhur Perëndimi. Mjerisht, qeveria gjermane dështoi t’i përqafonte zgjidhjet që Thaçi dhe Vuçiq ranë dakord t’i parashtronin së bashku”, shkroi Grenell, duke shpërndarë fjalët e ambasadorit gjerman.

“Gjermanët janë në anën e gabuar të historisë: duke përqafuar fashistin Kurtin”, shkroi ai.

Grenell shkroi se “çdo vend në mbarë botën e dënoi Kurtin për ndezjen e dhunës – përveç Gjermanisë”.

“Republikanët dhe demokratët rrallë bien dakord…por ata pajtohen se problemi është Kurti”, shkroi Grenell.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy