Në Treviso të Italisë dyshohet se një kosovar 41-vjeçar me iniciale B.F ka kryer një krim makabër duke e vrarë një grua 26-vjeçare që ishte shtatzëne.
Për këtë ka raportuar mediumi italian “ Corriere Della Sera ”, duke treguar se se mbi trupin e gruas shtetase italiane është goditur shtatë herë në gjoks.
Emri i viktimës është Vanessa Ballan dhe po priste fëmijën e saj të dytë.
Vrasja ka ndodhur në hyrje të shtëpisë së viktimës, teksa raportohet se viktima më parë e kishte denoncuar sulmuesin për ndjekje
Raporti shpjegon se viktima ishte rrahur brutalisht, përfshirë edhe lëndime në duar që dëshmojnë përpjekjen e saj për t’u vetëmbrojtur.
Pas aktit, policia italiane ishte vënë në kërkim të të dyshuarit, duke ia dalur me sukses që ta kapte atë.
Sipas raportimeve dyshohet se sulmuesi ishte klient i supermarketit ku punonte viktima.