Orari i ngrënies së vakteve, i rëndësishëm për të shmangur rrezikun nga sëmundjet e zemrës

by engel

Pritja e gjatë për mëngjes ose darkë, mund ta rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sugjeron një studim i ri. Hulumtimi, i cili analizoi shëndetin dhe dietën e më shumë se 100 mijë njerëzve, zbuloi se çdo orë ka rëndësi kur bëhet fjalë për kohën e vaktit.

Ngrënia e mëngjesit dhe darkës më herët, është më e mirë për parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru – transmeton Sun Health.
Ekspertët nga disa institucione evropiane thonë se gjetjet tregojnë se “orari i vaktit” si dhe “cilësia e të ushqyerit”, mund të ndikojnë në shëndetin e zemrës.

banner

Studimi i fundit shqyrtoi të dhënat shëndetësore të saktësisht 103.389 njerëzve nga studimi NutriNet-Santé, një projekt i nisur në vitin 2009, për të studiuar lidhjen midis të ushqyerit dhe shëndetit.

Shkencëtarët evropianë zbuluan se për çdo orë që dikush e vonon mëngjesin, ka gjashtë për qind rrezik për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

Për shembull, nëse një person hante vaktin e parë në orën 7:00 të mëngjesit dhe një tjetër në orën 10:00, personi i dytë do të kishte një rrezik prej 18 për qind më të lartë për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare gjatë jetës së tij.
Studiuesit thanë se nevojitet punë e mëtejshme për të ekzaminuar lidhjen midis kohës së vaktit dhe shëndetit kardiovaskular.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy