Paçarizi: Vendi ka tendencë të shkuarjes kah diktatura

by Nexhat

Opinionisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se në Kosovë shtresa e mesme e popullësisë është duke shkuar drejt asaj të varfrës.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se arsye për këtë mund të jenë faktor të shumtë, dy prej tyre sipas tij janë ndarja e shtesave nga Qeveria, si dhe mos reagimi dhe frika për të reaguar e qytetarëve për parregullësitë që i rrethojnë.

“Apo rritet masa e njerëzve që jetojnë nga asistenca sociale?  Po. A po dobësohet shtresa e mesme që pati nisë të formohet në Kosovë? Sigurisht që po”.

“Shtresa e mesme është ajo që e mban shtetin, tash shtresa e mesme po ngushtohet, ndikimi i inflacionit, dobësimi i pagave për këtë kategori, si dhe rritja e çmimeve për shportën ditore. Krejt këto kanë ndikuar që ajo që ka qenë shtresë e mesme për të shkuar ka shtresa e varfër, edhe ajo që ka qenë shtresë e mesme me u gëzu që po i merr 200 euro. Po rritet ajo shtresa e varfër, e cila jo që nuk do me punu, ndoshta nuk ka ku të punojë, ndoshta edhe po i bë edhe më dembela ata njerëz duke iu ofruar shtresa të tilla”.

“Shteti bie në dorë të qeverisë nuk ka reagim qytetar e intelektual. Njerëzit frikësohen se çfarë do të ndodh me ne, mund të dalim nga vendet e punës e të tjera. Edhe dal nga dal, vendi ka një tendencë të shkuarjes ka diktatura. Sepse shtresa e mesme është që e artikulon mendimin shoqëror”, ka thënë Paçarizi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy