Policia deklarohet për aksidentin në Podujevë: Një person ka vdekur, një i lënduar është dërguar në QKUK

by Nexhat

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë në Llapashticë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00.

Ai tha se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.

Borovci njoftoi se personi i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Ai tha se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

“Rreth orës 20:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Qëndresa” në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura. Një person ka humbur jetën ndërkaq një tjetër është dërguar në QKUK, ku po vazhdon trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy