Raportuan për gjuajtje me armë në Ozdrim të Pejës, pas bastisjes, policia i gjen armë në shtëpi

by Nexhat

Një person është arrestuar për “Mbajtje në pronësi, kontrolle, posedim i pa autorizuar të armëve”.

Sipas Policisë me datën 14.12. 2023 rreth orës 20:13, në Nen Stacionin Policor në Vitomericë ёshtё raportuar se në fshatin Ozdrim – Pejë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri

Pas një pune intensive nga ana e Policisë së Nen Stacionit në Vitomericë, me datë 19. 12. 2023 rreth orës 11:47 kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.

Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe janë sekuestruar:

Një pushkomitraloz i lehtë kal.7.62x39mm plus një karikator i se njëjtës armë;
Një pushkë gjuetie gjysëm – automatike, model R570 M,kal.12mm;
Një pushkë ajrore “Perfecta” ,Mod.45 kal.4.5mm;
Një pistoletë Ekol Tuna kal.6.35 mm plus një karikator i së njëjtës;
Një pistoletë M-57 kalibër.7.62x25mm plus një karikator i së njëjtës armë;
Një pistoletë me gaz Blow C06 kaliber 9mm PAK plus një karikator i së njëjtës;
16 fishekë kalibër 7.62×25 mm;
13 fishekë kalibër 6.35 mmm;
93 fishekë kalibër 7.62×39 mm;
1 kuti me diablla kaliber 4.5 mm;
47 fishekë me gas kalibër 9 mm PAK;
14 fishekë për pushkë gjuetie kalibër 12mm;
3 gezhoja kaliber 7.62×39 mm;
1 gezhoje për pushkë gjuetie kaliber 12mm;
1 shenjestër optike me mbishkrimin BUSHNELL 1×40 RD;
1 thikë ngjyrë e zezë me numër MF12 me futrollë;
Një leje e armës se gjuetisë në emër të Albert Talaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy