Xavi i kënaqur me ndryshimin e madh të sistemit VAR në La Liga

by Nexhat

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka qenë ndër të parët që ka reaguar pas një ndryshimi në sistemin VAR, ku tashmë gjyqtarët do t’i bëjnë publike vendimet që marrin.

Sot (e martë) u njoftua se La Liga dhe Federata e Futbollit të Spanjës kanë arritur një marrëveshje për të publikuar audion dhe imazhet nga diskutimet mes dhomës së VAR-it dhe gjyqtarit, sa herë që një vendim të rishikohet

banner

Për këtë u pyet edhe Xavi në konferencën për shtyp par ndeshjes me Almerian e cila është e fundit për blaugranasit për vitin 2023.

“Fantastike, fantastike. Është një hap para në botën e futbollit. Është shumë pozitive që njerëzit e shohin se çfarë po ndodh, ata do ta kuptojnë se çfarë vendimi do të merr gjyqtari. Ne duhet të tregohemi njerëzor me gjyqtarët dhe ti ndihmojmë ata. Është e vështirë të jesh një gjyqtar. Çdo ndihmë që mund t’iu bëjmë është e mirë. Është një lajm i mirë për futbollin, jam i lumtur”, ka thënë Xavi

Xavi përsëriti edhe një herë tjetër qëndrimin e tij, kur u pyet nëse kjo mund të ndihmojë komunikimin mes trajnerëve dhe gjyqtarëve.

“Unë jam shumë i lumtur me ardhjen e këtij rregulli. Nëse tregohemi më njerëzor me gjyqtarët dhe ata shpjegojnë vendimet e tyre, kjo është pozitive për futbollin”, ka thënë Xavi.

Më herët, Xavi kishte kërkuar jo vetëm që audio të publikohej kur bëhet konsultimi me VAR-in, por gjithashtu edhe gjyqtarët të shpjegojnë vendimet e tyre pas ndeshjeve.

Në rast se ky ndryshim do të ndikojë në zbutjen e pakënaqësive dhe konspiracioneve në Spanjë është një tjetër çështje, por në fund të fundit shfaq një ambicie dhe dëshirë, për të përmirësuar gjërat.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy