Ditët kalojnë dhe zhgënjimet s’kanë të sosur për Gérard Depardieu.
Pasi u hoq nga Urdhri Kombëtar i Quebec dhe statuja e tij prej dylli u largua nga muzeu Grévin, aktorit iu terhoq edhe medalja e dhënë nga qyteti i Brukselit.
Ajo iu dha në qershor 2018 për të gjithë karrierën e tij. Ka qenë këshilli bashkiak i kryeqytetit që ka marrë këtë vendim mbrëmjen e së hënës.
Brukseli jep këtë lloj medalje për të dalluar një person, një qëndrim, vlera dhe në veçanti artistë të huaj.
Këshilli i qytetit beson se aktori ka bërë komente në kundërshtim me vlerat e qytetit.
Bëhet fjalë për: ndërhyrjet e tij mizogjene dhe ofenduese ndaj femrave që publiku i gjerë mundi të dëgjonte në “Plotesimin e Hetimit” kushtuar përbindëshit të kinemasë franceze.
Njeriu që mori rolin e Cyrano de Bergerac është subjekt i disa akuzave për përdhunim dhe sulm seksual./Informim/