Këngëtarja Iliriana Sadriu, e cila është një nga banoret e shtëpisë së famshme Big Brother VIP Kosova, ka ndarë së fundmi me publikun një detaj intim nga jeta e saj private, duke zbuluar emrin e vërtetë të partnerit të saj, Adri Rogaqi.
Gjatë një momenti të lezetshëm mes çiftit, Iliriana iu drejtua Adrit duke i thënë “Më ka marr malli me të thirr Kadri”
Ky shkëmbim emocional ka zbuluar se emri artistik “Adri”, në të vërtetë, është një adaptim i emrit të tij origjinal, Kadri.
Ky zbulim ka ofruar një pamje më të ngrohtë dhe personale të çiftit, të cilët kanë treguar një lidhje të fortë që nga fillimi i aventurës së tyre në “Big Brother VIP Kosova”.
Iliriana dhe Adri, të cilët u kurorëzuan si çift brenda shtëpisë pak javë më parë, kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të harmonisë mes tyre
Çifti të cilët janë me profesion këngëtarë, i kanë shpëtuar nominimit disa herë dhe kanë tashmë dy muaj që kanë qëndruar brenda shtëpisë më të famshme në vend.