Kredi me 0% interes për mjekët, ushtarakët dhe policët, Rama: Mbështetje afatgjatë për familjet e reja

by Nexhat

Ka nisur nga zbatimi programi i kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit.

I pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kryeministri Edi Rama i cili tha se ky program i dhënies së kredive për shtëpi për të gjithë ata që kanë familje të reja me të gjitha interesat e marra përsipër nga shteti e bën plotësisht të mundur që ata të marrin një kredi dhe të blejnë një shtëpi

banner

“Ky është vetëm fillimi i një rruge të re mbështetjeje afatgjatë për familjet e reja të atyre që i shërbejnë ditë-natë shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”.

Sot interesat bankare janë mbi 6%. Janë shumë për dikë që ka vetëm një pagë. Nuk është e lehtë për bankat ta japin këtë kredi duke pasur parasysh perspektivën ndërsa duke pasur kredi pa asnjë interes ndryshon tërësisht norma”, u shpreh Rama.

“Ne kishim 300 kuota këtë vit. Është hera e parë. Procesi ka pasur probleme të natyrës burokratike, por është vetëm fillimi. Ne dhe aplikantët do të mësojmë. Vitin e ardhshëm do të kemi mundësinë ta zgjerojmë numrin dhe të gjitha këto kategori të bëhen me shtëpinë e tyre”, tha Rama.

“Duhet të zgjeronim mundësitë në mënyrë që t’u jepnim të gjithëve më shumë mundësi dhe zgjerimi i mundësive vjen si rezultat i fuqizimit të ekonomisë dhe të financave, nuk vjen si rezultat i dëshirës. Ne na duhet që ta bëjmë këtë pa goditur themelet e ekonomisë, pa kthyer vendin në një piramidë të re dhe për këtë arsye ka qenë e vështirë, është dashur durim. Sot jemi në një fazë të re të ekonomisë së vendit, ku kemi mundësi më shumë, por duhet të vazhdojmë t’i zgjerojmë këto mundësi”, tha ai.

“Këtu më e mira është e gjitha përpara. Duhet të gjithë ta kuptojnë dhe ta besojnë këtë. Shqipëria, nuk ka asgjë tjetër veçse të shkojë më lart, më lart, më lart. Sepse Shqipëria ka dalë nga rrethi vicioz dhe një hap para, dy hapa mbrapa dhe mjafton të shikoni lekun. Shikojeni lekun sot, se të tjerat mund të merren me dyshim. Shikoni lekun. Lekun nuk e forcojnë as fjalimet e mia, as vendimet e qeverisë as planet e partisë, lekun e forcon ekonomia, vetvetiu”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy