Liverpooli ka kaluar në gjysmëfinale të Carabao Cup, pasi mposhti 5-1 West Hamin.
Pas 28 minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me golin e Dominik Szoboszlai, që u asistua prej Quansah
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënua edhe pesë gola të tjera
https://twitter.com/LFC/status/1737575277079740620?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1737575277079740620%7Ctwgr%5E219203205833d34c4b6bcb0437321f03d4937b84%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fliverpooli-kalon-ne-gjysmefinale-te-carabao-cup-shkaterron-west-hamin%2F
Curtis Jones u asistua nga Darwin Nunez në minutën e 56-të, që shënoi për 2-0.
Për të vulosur fitoren e Liverpoolit u përkujdes Cody Gakpo (71’), që mori një asistim brilant prej Ibrahima Konates.
CODY!!!! IT'S THREE!!!!!! pic.twitter.com/14kp8vLDzb
— Liverpool FC (@LFC) December 20, 2023
Çekanët e shënuan golin e nderit në minutën e Jarrod Bowen, që realizoi në minutën e 77-të
The Reds ia dolën që në minutën e 82-të dhe 84-të të realizonin dy herë, me anë të Mohamed Salah, respektivisht Jones për rezultatin final 5-1.
Liverpooli do të mësojë nesër emrin e e kundërshtarit për gjysmëfinale, derisa kanë mbetur Chelsea, Fulhami dhe Middlesbrough.