Musliu për Kurtin: Rolin e kryeministrit e ka shndërruar në Babadimër, po ia kthej dhuratën (VIDEO)

by Nexhat

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimente Musliu, e ka kthyer dhuratën që thotë se i është bërë deputetëve nga kryeministri Albin Kurti, për të cilin ajo u shpreh se është shndërruar në Babadimër.

Në llogarinë e saj në Facebook, Musliu postoi një video ku i është adresuar qytetarëve, duke thënë që kryeministri për një vit rresht është tallur në Kuvendin e Kosovës dhe se ka tentuar t’i poshtërojë e denigrojë deputetët, tani ka zgjedhur t’i jep dhurata për vitin e ri – një kartolinë dhe çokollatë

“Unë nuk mund të pranoj dhurata nga Albin Kurti i cili i la pa proteza invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj sot ia ktheva personalisht dhuratën”, shkroi mes tjerash Musliu në postimin e saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy