“Pse kom ardhë këtu”, Sabri Hamiti proteston ashpër te gjykatësja në gjyqin e Glauk Konjufcës për gaz lotsjellës

by Nexhat

Për shkak të mungesës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shtyrë seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Konjufca akuzohet për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

Në këtë gjykim, ishte ftuar si dëshmitar nga Prokuroria edhe ish-deputeti i Kuvendit, Sabri Hamiti, i cili u shpreh i pakënaqur dhe protestoi te gjyqtarja.

banner

“E pse kam ardhë unë këtu, a bën me më kallzu dikush”, pyeti Hamiti.

Gjyqtarja i sqaroi se ai është ftuar si dëshmitar nga Prokuroria.

“Atëherë unë du me fol sot, se nuk e kam njet me u en’ sallave…qe shtatë vjet është kjo”, tha Hamiti.

Pastaj gjyqtarja i tha se nuk mund të mbahet seanca meqë i pandehuri nuk është prezent.

“Kurrfarë kushtesh ligjore. ..për sot as unë s’kam marrë thirrje të vërtetë”, tha Hamiti.

“Thirrje të vërtetë keni marr përmes policisë, adresa është e pasaktë, e kemi çu për verifikim”, tha gjyqtarja.

Hamiti replikoi sërish ku tha se adresa është e saktë, derisa gjyqtarja u largua nga salla gjatë kohës sa Hamiti po vazhdonte të fliste

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy