Presidenti rus Vladimir Putin nderoi një grup ushtarësh që kanë luftuar në Ukrainë, me medaljet e yllit të artë. Ceremonia u zhvillua në Qendrën e Komandës së Mbrojtjes Kombëtare, siç tha në një njoftim, Ministria Ruse e Mbrojtjes.
Putin vizitoi nga afër, bashkë me ministrin Sergei Shoigu dhe shefin e përgjithshëm Valeri Gerasimov, edhe një ekspozitë me armët më të fundit ruse dhe pajisjet ushtarake, që ushtria e tij do të përdorë së shpejti në luftën në Ukrainë.
Në të spikasin dronët edhe armët e vogla, si dhe automjetet për terren të vështirë apo pajisje për evakuim, në rast të lëndimit të personelit ushtarak në fushë betejë.