Qeriqi: Qeveria ka nxjerrë vendim të kundërligjshëm duke na përjashtuar nga subvencionimi i energjisë elektrike

by Nexhat

Shoqatat e dala nga lufta po pretendojnë se janë përjashtuar nga Qeveria e Kosovës, nga subvencionimi i energjisë elektrike.

Xhevdet Qeriqi, tha në Edicionin Special në Klan Kosova se kjo është një padrejtësi.

banner

“Neve na garantohet me ligj, subvencionimi i energjisë elektrike, për një tarifë më të mirë. Kjo nuk do të thotë se ne nuk e paguajmë, mirëpo subvencionohemi për një pjesë të caktuar”, tha Qeriqi në Klan Kosova.

Ai tha se vendimi i ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është i kundërligjshëm.

“Unë jam konsultuar edhe me njohës të kësaj fushe, me juristë. Edhe ata e thonë që ky vendim është i kundërligjshëm. Është një padrejtësi që na është bërë nga ministri. Edhe pse e ka nxjerrë këtë vendim nuk na ka njoftuar asnjëherë”, theksoi ai.

Derisa pretendimet e kësaj kategorie i ka quajtur të pavërteta, shefi i “Kuletës së Shtetit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy