Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se po asfaltohet rruga “Bajram Bahtiri”.
Rama ka bërë me dije se kësaj rruge i janë shtuar edhe dy korsi të reja e shteg i biçikletave,
“Po e asfaltojmë rrugën “Bajram Bahtiri” të cilës i kemi shtuar edhe dy korsi të reja e shteg të biçikletave 🚲. Po investojmë në një nga arteriet e rëndësishme të Prishtinës tonë💙”, thuhet në postimin e tij.