Sindikata i jep kohë Sveçlës të shqyrtojë kërkesat e Policisë

by Nexhat

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri tha se ia ka dorëzuar 14-të kërkesat e Njësisë Speciale Intervenuese dhe njësive tjera rreth përmirësimit të kushteve të punës gjatë takimit që zhvilloi sot me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Zeqiri në një prononcim për media ka thënë se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për të gjitha kërkesat dhe siç theksoi ai në një takim tjetër presin të marrin përgjigje për realizimin e kërkesave të tyre

banner

“Po pas takimit me ministrin, i kemi diskutu të gjitha kërkesat që i kemi nga Sindikata për Policinë e Kosovës. Dhe në përfundim kemi ardhë që këto kërkesa të analizohen dhe në takimin e ardhshëm të vendosen prioritete, se cila prej tyre është e mundshme që të realizohet”, ka thënë Zeqiri.

I pyetur se kur pritet të ndodhë ky takim, ai tha: “Nuk kemi caktuar datë, por që mendoj të ndodh në muajin janar, pas festave të fundvitit.Ka mbetur që të analizohen në detaje secila kërkesë dhe në takimin e ardhshëm të vendosen prioritete se cilat mund të realizohen dhe periudhën kohore kur mund të realizohen”.

Tutje Zeqiri u shpreh se takimi me ministrin Sveçla ishte konstruktiv.

“Në realitet ka qenë ka qenë një takim, një bisedë jashtëzakonisht konstruktive, kështu që disponimi ka qenë shumë i mirë. Mirëpo, të shohim tani si do të rrjedhë situata dhe vendosja e prioriteteve në takimin tjetër”, tha ndër të tjera Zeqiri për Telegrafin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy