A mund ta parashikojë inteligjenca artificiale jetën tonë?

by Merita

A është e mundur që inteligjenca artificiale mund të parashikojë faktet më të rëndësishme të jetës sonë? Studimet, martesa, fëmijët dhe madje edhe vdekja jonë, sikur të ishin pjesë e një sekuence lineare?

Natyrisht që jo, mund të përgjigjet dikush, megjithatë një projekt kërkimor i kryer nga Universiteti i Kopenhagës dhe Universiteti Verilindor në Shtetet e Bashkuara do të tregonte saktësisht të kundërtën.

banner

Kjo do të thotë, nëse përdorni sasi të mëdha të dhënash për jetën e njerëzve dhe trajnoni të ashtuquajturat “modele të transformimit”, të cilat – si ChatGPT-ja e famshme, përdoren për të përpunuar gjuhën – këto mund të organizojnë sistematikisht të dhënat, duke parashikuar se çfarë do të ndodhë në jeten e një personi. Dhe akoma më shqetësuese, edhe vlerësimi i kohës së vdekjes sonë.

Projekti shkencor, i titulluar në mënyrë elokuente “Përdorimi i sekuencave të ngjarjeve të jetës për të parashikuar jetët njerëzore”, botuar në Nature Computational Science, bazohet në të dhënat e tregut të punës dhe të dhënat nga Regjistri Kombëtar i Pacientëve dhe Zyra Daneze e Statistikave.

Baza e të dhënave përfshin të 6 milionë danezët gjatë një periudhe kohore nga 2008 deri në 2020 dhe përmban informacion mbi të ardhurat, pagën, llojin e punës, industrinë, përfitimet sociale, ndërsa grupi i të dhënave të kujdesit shëndetësor përfshin të dhënat e vizitave te ofruesit e kujdesit shëndetësor ose spitalet, diagnozën, llojin e pacientit dhe shkalla e urgjencës.

Studiuesit danezë dhe amerikanë analizuan të gjitha këto të dhëna për të trajnuar një model të inteligjencës artificiale, të quajtur life2vec.

“Ne përdorëm modelin për t’iu përgjigjur pyetjes themelore: deri në çfarë mase mund t’i parashikojmë ngjarjet në të ardhmen tuaj bazuar në kushtet dhe ngjarjet në të kaluarën tuaj? Shkencërisht, ajo që është interesante për ne nuk është aq shumë vetë parashikimi, por aspektet e të dhëna që lejojnë modelin të japë përgjigje kaq të sakta,” thotë Sune Lehmann, profesoreshe në Universitetin Danez dhe autorja e parë e punimit.

Një nga pyetjet që i bëhet modelit Life2vec është: “Vdekja brenda katër viteve”? Dhe modeli dha përgjigje në përputhje me atë që tashmë dihet në fushën e shkencave sociale në nivel statistikor. Për të kuptuar më mirë. Nëse marrim si shembull individët në pozicione drejtuese ose me të ardhura të larta, statistikisht kanë më shumë gjasa të mbijetojnë, ndërsa të qenit mashkull, të kualifikuar apo të kesh një diagnozë të një problemi të shëndetit mendor shoqërohet me një rrezik më të lartë të vdekjes.

Life2vec kodon të dhënat në një sistem të madh vektorësh, ku modeli vendos se ku të vendosë të dhënat në lidhje me kohën e lindjes, arsimin, pagën, strehimin dhe shëndetin.

“Ajo që është emocionuese është konsiderimi i jetës njerëzore si një sekuencë e gjatë ngjarjesh, e ngjashme me mënyrën se si një fjali në një gjuhë përbëhet nga një varg fjalësh. Ky është zakonisht lloji i detyrës për të cilën përdoren modelet e transformimit të AI, por në eksperimentet tona ne i përdorim ato për të analizuar ato që ne i quajmë sekuenca të jetës, domethënë ngjarje që kanë ndodhur në jetën e njeriut”, thotë Sune Lehmann.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy