Aksioni në veri, Policia konfiskoi një sirenë të alarmit dhe gjashtë zmadhues të zërit

by Nexhat

Policia e Kosovës ka kryer sot një aksion në veri, ku ka konfiskuar një sirenë të alarmit dhe disa zmadhues të zërit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvenddrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se këto pajisje kanë shërbyer për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Konfirmojmë konfiskimin e një sirene të alarmit dhe 6 zmadhues të zërit në Mitrovica Veri. Kjo sirenë dhe këta zmadhues zëri kanë shërbyer në periudha të ndryshme kohore për të prishje të rendit dhe qetësisë publike” ka thënë Elshani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy