Arrestohet një kosovar në Itali, kishte abuzuar me ish-partneren e tij për vite të tëra

by Nexhat

Ditëve të fundit, autoritetet në Brunico (qyteti më i madh në Luginën Puster të provincës italiane të Tirolit Jugor) kanë arrestuar një 29-vjeçar nga Kosova. Ai dyshohet për disa shkelje.

Sipas “tageszeitung”, personi në fjalë kishte abuzuar, rrahur, kërcënuar dhe nënçmuar publikisht ish-partneren e tij për vite.

banner

“Kështu, ajo vendosi t’i njoftonte zyrtarët. Si pasojë, gjykata në Bolzano, në bazë të hetimeve, ka lëshuar një ndalesë për t’iu afruar gruas e po ashtu ndalesë edhe për shtëpi. Megjithatë, 29-vjeçari vazhdimisht ka tentuar t’i afrohet gruas muajve të fundit duke tentuar të futet në apartament”, shkruan “unsertirol24”, raporton Klankosova.tv.

Ndërkaq, më 10 dhjetor, forcat e Karabinierit kapën 29-vjeçarin afër shtëpisë së ish-partneres së tij.

Ai u arrestua menjëherë për shkelje të ndalesave.

Burri më pas u dërgua në burgun e Bolzanos me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik të Bolzanos

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy