Demokraci Plus ka publikuar analizën në lidhje me problemet kryesore në zbatimin e planeve vjetore të prokurimit publik në ndërmarrjet publike.
Egzona Kuzhani, hulumtuese e prokurimit publik, tha se plani që po prezantohet është udhërrëfyes për institucionet që duhet të bëjnë planifikime jo më pas se 30 ditë para çdo vitit fiskal.
“Ky plan është një udhërrëfyese për të gjitha institucionet, këtë plan duhet të hartojë jo më pak së 30 ditë para çdo viti fiskal”.
Ardit Dragushi, nga kjo organizatë, tha se planet vjetore nuk po arrijnë të zbatohen në praktik dhe pjesa më e madhe e kontratave po vonohen. Ia ka paraqitur në detaje mosrealizimin e kontratave nga disa ndërmarrje publike.
“Përqindja e ulët e këtyre planeve po has në disa probleme, anulimi apo vonesa që dërgon në anulim shkon ne hupje të vendit të punës, Hortikultura, Trafiku Urban, Ibër Lepenci, problemi kryesor është plani vjetor është së ato nuk arrijnë të zbatohen në praktikë me pjesën më të madhe të kontratave të cikat nuk iniciohen sipas planifikimit fillestar”,
“’Hortikultura’ në planin përfundimtar të prokurimit për vitin 2023, planifikoi inicimin e 74 kontrata, në gjashtë mujorin e parë të vitit në vlerë të përgjithshme 896 749.00 euro. Nëse krahasojmë numrin e kontratave të planifikuara, me ato të realizuara nga plani, atëherë del se vetëm 18.9% e planit është realizuar ashtu siç ishte planifikuar”.
“’Trafiku Urban” planifikoi inicimin e 34 kontratave me vlerë të përgjithshme 3 268 981.05, nga numri i kontratave të planifikuara 26.4% u iniciuan, ndërkohë vlera e tyre ishte 7 625 254.47 euro. Ndërsa ndërmarrje Ibër Lepenci në planin përfundimtar të prokurimit planifikoi 32 kontrata në gjashtë mujorin e parë të vitit në vlerë të përgjithshme 1 895 507.00 euro”.