Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se përfaqësuesit e shteteve të ndryshme që kanë vizituar Kosovën janë shprehur të habitur se si institucionet e sigurisë janë pranuar nga serbët në veri të vendit.
Ajo në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, foli edhe për dhunën ndaj grave e vajzave, për çka tha se nevojitet një koalicion mbarë shoqëror.
“Dua ta ndaj me ju një përshtypje që ma kanë shfaqur shumë përfaqësues të shteteve të ndryshme që kanë vizituar Kosovës edhe veriun gjatë muajve të fundit, e të cilët kanë shprehur një farë habi se sa, jo vetëm të pranishëm por edhe sa të pranueshme janë institucionet tona të sigurisë në veri. Pritjet e tyre kur vinë në Kosovë janë që kanë një refuzim, që qytetarët serb të Kosovës e shohin pranin e institucioneve tona si të sigurisë dhe të drejtësisë si të pa dëshirueshme, ndërsa eksperienca që kanë këtë njerëz që kanë më veri është krejt e kundërta e asaj”.
“Pa dashur që të jem naive dhe të neglizhoj problemet e shumta që kemi, por ka edhe një ndryshim edhe në perceptimin e qytetarëve edhe transmetimin e përshtypjeve të tyre sidomos pas 24 shtatorit. Dua të jem shumë transparente, na nevojitet një koalicion mbarë shoqëror për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave”, tha ajo