Haradinaj: Bashkë t’i ndëshkojmë mashtruesit, që i sollën Kosovës sanksione e regres

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ndodhet në një situatë të rëndë politike ku dhënë t’i jipet fund një mendësie politike e cila Republikës sonë i solli vetëm regres dhe sanksionet pas aq shumë vitesh liri e shtet.

Këtë deklaratë Haradinaj e ka bërë në takimin e grupit koordinues të degëve të rajonit perëndimor të vendit e zhvilluam në Istog

banner

“Takimin e radhës së grupit koordinues të degëve të rajonit perëndimor të vendit e zhvilluam në Istog. Me kolegë zhvilluam një diskutim të frytshëm për zhvillimet politike, aspektet organizative dhe sfidat që na presin në vitin 2024”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se AAK është e gatshme për t’i dhënë fund mashtrimit që i ka bëre vendit partia në pushtet

“Ishte konkluzion i përbashkët që Aleanca kurrë nuk ka qenë më e konsoliduar, si në aspektin organizativ e po ashtu në pozicionin e saj politik. Aleanca është e gatshme dhe e vendosur për t’i dhënë fund mashtrimit që i ka bëre vendit partia në pushtet. Kjo ndodh duke ndëshkuar mashtruesit që sot qeverisin me vendin, për të rikthyer perspektivën për një të ardhme të ndritshme dhe për t’i hapur rrugë Kosovës për integrim në NATO dhe BE”, është shprehur Haradinaj.

Sipas Haradinajt, është koha që t’i dalim zot vendit, t’i ndëshkojmë mashtruesit duke refuzuar nënshtrimin dhe mashtrimin e sërishëm.

“Qytetari i Kosovës nuk e pranon nënshtrimin ndaj mashtruesve! Prandaj është koha që t’i dalim zot vendit, t’i ndëshkojmë mashtruesit duke refuzuar nënshtrimin dhe mashtrimin e sërishëm. Jemi në një situatë kur duhet të rreshtohemi krah Kosovës dhe të ardhmes saj për ti dhënë fund një mendësie politike e cila Republikës sonë i solli vetëm regres dhe sanksionet pas aq shumë vitesh liri e shtet”, ka përfunduar Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy