Heqja e imunitetit të Berishës, Meta: Vendim anti-kushtetuese, mazhoranca ka frikë

by Nexhat

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për heqjen e imunitetit të Sali Berishës me 75 vota pro nga mazhoranca.

Në një deklaratë për mediat ai theksoi se është një vendim anti-kushtetues duke theksuar se ky është një tregues i qartë i frikës që ka mazhoranca ndaj llogaridhënies, pasi sipas tij është e zhitur në korrupsion

banner

“Këto ndryshime e kthejnë rregulloren e Kuvendit në një arbitrar në duart e mazhorancës për të ndëshkuar deputetët e opozitës dhe për të eleminuar përfaqësinë e saj në Parlament. Ndryshimet që u bën për organizimin e Komisioneve hetimore për të minuar më tej llogaridhënien transparencën dhe parlamentarizmin

Ky bllokim i Komisioneve Hetimore është tregues i qartë i frikës së thellë që mazhoranca ka ndaj llogaridhënies sepse është e zhytur thellë në korrupsion”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy