Ish-analisti i CIA-s Peter Shrëder (Schroeder) thotë se Putini mund të lëshojë armë bërthamore kundër territorit të NATO-s

by engel

Një ish-analist i CIA-s thotë se SHBA po e nënvlerëson mundësinë e një lufte bërthamore midis Rusisë dhe NATO-s.
“Ky është një gabim. Zyrtarët amerikanë po e lënë këtë rrezik pas shpine,” shkroi Peter Schroeder në një artikull për Foreign Affairs të botuar të mërkurën.

“Në fakt ka shumë pak gjasa që presidenti rus Vladimir Putin të përdorë një armë bërthamore në fushën e betejës në Ukrainë, por është shumë e mundur që ai të shkojë drejt përdorimit të një arme kundër NATO-s”, shtoi Schroeder.

banner

Ish-nëpunësi publik kaloi gati dy dekada duke punuar në çështjet që lidhen me Rusinë. Përveç punës për CIA-n, Schroeder kishte punuar edhe në ambasadën amerikane në Moskë dhe në Këshillin Kombëtar të Inteligjencës.

“Kur Putin e shfaq arsenalin e tij, ai nuk përpiqet vetëm të paralajmërojë se Rusia mund të përdorë armë taktike bërthamore në Ukrainë. Përkundrazi, ai e bë këtë për të kërcënuar vetë NATO-n,” tha Schroeder në artikullin e tij.

“Ndryshe nga Perëndimi, Putini nuk tregon shenja frike nga një përplasje bërthamore: ai e di mirë arsenalin bërthamor të Rusisë dhe parimet e parandalimit bërthamor, dhe ndoshta e sheh veten si të përshtatshëm dhe unik për t’u futur në një krizë bërthamore”, shkroi Schroeder.

“Pastaj, Putini ka qenë gjithnjë këmbëngulës se Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore kundër NATO-s për të mbrojtur interesat e saj në Ukrainë,” shtoi ai, duke iu referuar vërejtjeve të Putinit tetë vjet më parë kur tha se Rusia ishte gati të mobilizonte forcat e saj bërthamore gjatë pushtimit të Krimesë.

Shrëder ka folur edhe se si Putini mund të rriste presionin e Rusisë kundër NATO-s.

“Nëse Putini e përshkallëzon luftën, për shembull duke sulmuar NATO-n me armë konvencionale, ai ka të ngjarë të lëvizë shumë shpejt, në mënyrë që të mos i japë Shteteve të Bashkuara asnjë shans për të manovruar nga kriza,” shkroi ai.

“Nga atje, Moska mund të fillojë të përdorë forcën kundër NATO-s,” tha Schroeder, duke shtuar se Rusia mund të sulmojë avionët, anijet dhe kolonat e NATO-s për të tërhequr NATO-n në luftë.

“Më në fund, në një skenar më të keq – nëse Kremlini vendos që të shokon botën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë shpejt dhe sipas kushteve të Putinit – Rusia në fakt do të mund të lëshonte një armë bërthamore direkt në territorin e NATO-s”, vazhdoi Schroeder.

Si SHBA ashtu edhe Rusia kanë kërkuar të minimizojnë mundësinë e një lufte bërthamore.

Në korrik, presidenti amerikan Joe Biden tha në një konferencë për shtyp në Helsinki se nuk kishte ndonjë rrezik që Rusia të përdorte armë bërthamore në Ukrainë.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë perspektivë reale, megjithatë nuk mund të dihet kurrë nëse Putini verndos apo jo të përdorë armët bërthamore,” tha Biden atëherë.

Javën e kaluar, lideri rus Vladimir Putin la mënjanë komentet e Bidenit se si Rusia do të sulmonte NATO-n pas mposhtjes së Ukrainës.

“Rusia nuk ka asnjë arsye, asnjë interes, asnjë interes gjeopolitik, as ekonomik, politik e as ushtarak, për të luftuar me vendet e NATO-s”, tha Putin në një intervistë televizive të dielën e kaluar.

Përfaqësuesit e Shtëpisë e Bardhë dhe ministritë e jashtme dhe të mbrojtjes ruse nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment mbi pretendimet e Shrëder, të drejtuara nga Business Insider pas orarit të rregullt të punës./CNN

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy