“Ju nuk do t’ja uronit askujt që të jetonte dhjetë vjet kështu”/Shefi i F1 flet për Michael Schumacher

by Merita

Këtë javë, Jean Todt, i afërt me Michael Schumacher dhe ish-mentori i tij, foli per ish-pilotin e Formula 1. “Fatkeqësisht, fati e goditi atë dhjetë vjet më parë dhe ai nuk është më Michael që dikur e njihnim në Formula 1,” tha ai për L’Equipe.

Sot ishte radha e Stefano Domenicalit, shefit të F1 që punonte përkrah gjermanit te Ferrari në atë kohë, të flasë për ‘Schumin’.

banner

“Me duket sikur se aksidenti i tij në Meribel ishte dje,” tha ai pëe Gazetta dello Sport, përpara se të vazhdonte, “këto janë ngjarje që ndryshojnë një jetë. Ajo që po ndodh mes meje dhe familjes së Michael është private, por mund t’ju siguroj se nuk do t’i uroje askujt dhjetë vite të tilla, as armikut tënd më të keq…”.

Familja e pilotit ka mbajtur në sekret të plotë gjendjen e tij që nga aksidenti dhe vetëm deklarata të paqarta si këto na lejojnë të kemi një ide të vogël të jetës së Schumacher që nga aksidenti i tij në ski./Informim/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy