Kamberi: Vuçiq po tenton të blejë kohë për marrëveshjen me Kosovën deri në zgjedhjet e BE’së

by Nexhat

Shaip Kamberi, që e ka fituar edhe një mandat për të qenë deputet në Kuvendin e Serbisë, ka folur edhe pë presidentin e këtij vendi, Aleksandër Vuçiq.

Sipas Kamberit, presidenti i Serbisë po pret që ta shtyjë marrëveshjen me Kosovën deri në zgjedhjet e Bashkimit Evropian

banner

Këtë deklaratë ai e ka dhënë gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, të enjten.

”Në mëngjes luan rolin e zjarrvënësit e në mbrëmje zjarrfikësit. Do të shohim se cili është interesi i tij dhe me gjasë interesi i tij duket qartë, është të zvarrisë proceset e caktuara politike në cilat Serbia merr pjesë, qoftë kërkesën e BE-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, qoftë për fillimin e realizimit të planit franko-gjerman për të cilin ka rënë dakord me Kryeministrin Albin Kurti. Aleksandar Vuçiç me gjasë po tenton të blejë edhe më tepër kohë e sidomos deri në pranverë kur do të jenë zgjedhjet e BE-së,” deklaron ai”, ka thënë Kamberi

Kamberi do të jetë përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve të Luginës në Kuvendin e Serbisë.

Komuniteti shqiptar në zgjedhjet parlamentare të Serbisë kishte garuar me dy lista

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy