Federata e Basketbollit e Kosovës në një ceremoni gala ka organizuar Laureatët e Vitit 2023, ku janë shpallur më të mirët e vitit në basketboll dhe ata që kanë kontribuar për sportin tonë të dashur.
Fillimit janë nderuar veteranët, ku veteran i vitit është shpallur Profesori i nderuar, Masar Nixha, ndërsa veterane, legjenda e basketbollit të femrave, Resmije Juniku
Punëtori më i dalluar sportiv ishte kryetari i KB Vëllaznimit, Ideal Bakija. Ndërkohë, gjyqtari i vitit është shpallur Xhelal Mumini.
Çmimi i publikut i dhuruar nga Art Motion me vota nga publiku kanë shkuar te Elektra Zykaj te femrat dhe Drilon Hajrizi te meshkujt.
Ndërkohë, Shpresa e Vitit te meshkujt është zgjedhur Jon Ismajli, kurse te femrat Malvina Haziri.
Trajner i vitit 2023 është shpallur Dritëro Sefaja, përzgjedhës i Kosovës U20 të meshkujve dhe i gjeneratave të reja të Marigona-s
Klubi më i mirë i vitit te meshkujt është shpallur kampionia e Kosovës, Peja.