27
Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi ka thënë se vizitat e fundit të Kurtit janë sinjal shtesë për pregaditje të vendit për zgjedhje.
“Rikthimi i Albin Kurtit te koketimi me simbolika me vlerat muslimane (vizita në xhami) është sinjal shtesë se po përgatitet ta çojë vendin në zgjedhje. Në dy palë zgjedhje i pati dhezë manipulimi me ato simbolika. Siç thuhet, e treta e vërteta. Sidoqoftë, dilema mbetet: a po bëhet LVV konservatore, apo ata po bëhen majtistë?”- ka shkruar Krasniqi në postimin e tij në Facebook.