Laura Nushi nga INDEP ka thënë se si pjesë e monitorimit të punëve të Ministrisë së Bujqësisë, ky institut ka vënë re se ka mungesë të transparencës dhe hapësirë për korrupsion, sidomos në çështjen e ndarjes së granteve.
Në “Konfront” të KTV-së, Nushi ka thënë se kjo mund të vërtetohet edhe me vetë faktin se institucionet nuk e dinë sa është vlera e saktë e implementuar gjatë tre vjetëve të fundit vetëm te grantet. Ajo ka thënë se madje lista 2019-2020 as s’janë publikuar.
“Edhe vitin e kaluar s’është ende e publikuar e vetëm po nisim vitin 2024 dhe thirrja ka qenë e hapur deri para një javë. Lë hapësirë për tendencë për korrupsion ndërmjet zyrtarëve. Kemi kërkuar disa herë qasje në dokumente dhe fatmirësisht për 6 muaj për të cilët kemi kërkuar, i kemi pranuar ato lista dhe kemi mbledhur statistika e numra të ndryshëm, ku një prej tyre është në kundërshtim me programin për zhvillimin rural, ku njëra prej kritereve ka qenë bizneset të jenë të regjistruara e qarkullim prej tri vjetësh minimum, e ndërkaq pasi kanë përfituar grantet kanë hapur bizneset e tyre, gjë që lë shumë për të dëshiruar sepse nuk është i rritur niveli i transparencës dhe lë hapësirë për korrupsion”, ka thënë ajo
Sipas Nushit ka pasur raste kur paratë janë ndarë për zhvillim të firmave e janë shfrytëzuar për bujtina, e ka kontraktime që janë përdorur për arsye të ndryshme, por jo për bujqësi