Pragë, të shtëna në universitet: 15 të vdekur dhe 24 të plagosur. Vrasësi është student

by Merita

Të shtënat kanë ndodhur në Universitetin Charles. Sulmuesi, një i ri 24-vjeçar, ka ndërruar jetë

Numri i të vdekurve është 15 dhe 24 të plagosur, njoftoi policia çeke gjatë një konference për shtyp. Të shtënat kanë ndodhur pasditen e sotme në Universitetin Charles.

banner

Kryetari i Bashkisë së Pragës, Bohuslav Svoboda, tha se ishte “plotësisht i tronditur nga ajo që ndodhi në Akademinë e Arteve të Bukura” në kryeqytetin çek. Ndërtesa ku ndodhën të shtënat ndodhet në qytetin e vjetër, në zonën ku ndodhet edhe fakulteti i filozofisë i Universitetit Charles.

Ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan konfirmoi se sulmuesi që hapi zjarr në universitet ka vdekur. Duke folur në televizionin publik, ai tha gjithashtu se nuk ka asnjë rrezik të afërt për popullatën, të cilëve megjithatë u kërkohet të bashkëpunojnë me policinë.

“Nuk ka të dhëna se krimi ka ndonjë lidhje me terrorizmin ndërkombëtar”, tha ministri.

Kush është sulmuesi
Sulmuesi u identifikua si një student 24-vjeçar në Universitetin Charles, tha shefi i policisë Martin Vondrášek. 24-vjeçari u frymëzua nga të shtëna të tjera që ndodhën jashtë vendit, tha shefi i policisë.

“Ishte një sulm i dhunshëm i paramenduar,” shpjegoi Vondrášek.

Sipas disa burimeve, sulmuesi David Kozak është vetëvrarë.

Burimet citojnë gjithashtu mesazhe të lëna nga Kozak në rrjetet sociale.

“Më lejoni të prezantohem, unë quhem David dhe dua të bëj një gjuajtje në shkollë dhe mundësisht të bëj vetëvrasje”, thuhet në një mesazh në ditarin e krijuar nga Kozak në Telegram, në të cilën ai deklaroi se ai “kishte dashur gjithmonë të vriste” dhe se ai “e kishte kuptuar se ishte shumë më e përshtatshme të kryente një masakër masive në vend që të ishte një vrasës serial”./Informim/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy