“Zhvillime pozitive për Belerin”, mediat greke jehonë deklaratës së Ramës: Kryeministri shqiptar e njeh si kryebashkiak të zgjedhur të Himarës

by Nexhat

Në një analizë të detajuar të postimit të kryeministrit Edi Rama, media greke “To Vima” thekson se sipas kreut të qeverisë shqiptare, Fredi Beleri mbetet kryebashkiak i Himarës dhe se vetëm gjykata do të vendosë nëse do të marrë detyrën apo jo

“To Vima” analizon 3 pikat e postimit të Ramës në rrjetin social X, duke theksuar se kryeministri shprehet se vetëm gjykata mund të lejojë betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës.

banner

Mjaft media greke referohen në postimin e kryeministrit shqiptar gradualisht duke e konsideruar si një hap pozitiv në çështjen Beleri faktin që Rama i referohet Belerit si “kryebashkiak i zgjedhur”.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Rama shkroi se “pas leximit të vendimit të arsyetuar të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për refuzimin e lejes së betimit të kryetarit të zgjedhur të Himarës” ai e vlerëson të rëndësishme të evidentojë tre pika: “Mos lejimi i betimit në kushtet e paraburgimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është në fund të fundit një qëndrim ligjërisht korrekt. Po kështu, refuzimi i kërkesës nga Gjykata është i formuluar qartë dhe lehtësisht i kuptueshëm”

Ai theksoi gjithashtu se Beleri mbetet kryetar i zgjedhur i Himarës deri në përfundimin e gjyqit dhe se vetëm vendimi zyrtar do të përcaktojë aftësinë e tij për të bërë betimin në rast të pafajësisë ose pamundësinë e tij për të vazhduar kryetar bashkie në rast fajësie.

Më tej, kryeministri thekson se “referenca gjyqësore për ngërçin e shkaktuar nga vazhdimi i përkohshëm i detyrave të kandidatit të mundur, ndërkohë që kryetari i zgjedhur mbetet në paraburgim dhe kryetari i mëparshëm nuk ka legjitimitet për të udhëhequr bashkinë në mungesë të fituesit, nënvizon qartë nevojën e zgjidhjes së këtij ngërçi përmes ndërprerjes së mandatit të kandidatit të mundur, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në Bashkinë e Himarës”.

Në fund të fundit, sipas Ramës, vendimi i arsyetuar i gjykatës është një konfirmim ligjor pa mëdyshje i “çështjes Beleri” si çështje drejtësie dhe jo politike apo në asnjë mënyrë e lidhur me pushtetin qendror. Gjithashtu, ai nënvizon se arsyetimi i këtij vendimi krijon një kusht pozitiv për përballimin e ngërçit të lartpërmendur.

Sipas “To Vima”, një burim vuri në dukje se arsyetimi i vendimit të sotëm të gjykatës shqiptare konfirmon se Beleri është zgjedhur kryetar i Bashkisë së Himarës dhe se kandidati i mundur Goro nuk mund të vazhdojë të jetë kryetar bashkie

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy