Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Rezultatet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, thelbësore për rrugën integruese

by Nexhat

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato ka zhvilluar takimin e parë më kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani

Përmes një postimi në rrjetet sociale, zyra e BE shkruan se ‘rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE’

Diplomati evropian ka garantuar kreun e SPAK për mbështetjen që BE i jep një prokurorie të pavarur dhe efikase.

“Rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Sot pata takimin tim të parë me Kryeprokurorin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. E falënderova për angazhimin e tij dhe e sigurova për mbështetjen e plotë të BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas,” shkruan ambasadori i BE-së Silvio Gonzato

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy