Hajdari: Shteti ka dështuar t’i përmbushë obligimet për mbrojtje të së drejtës për jetë

by Nexhat

Zëvendësi i Avokati i Popullit, Niman Hajdari ka folur për vrasjen e grave në vend, ku ka thënë se nga rekomandimet e raportit të këtij institucioni lidhur me këtë çështje del që shteti ka dështuar t’i përmbushë obligimet sa i përket mbrojtjes së të drejtës në jetë.

Ai ka thënë përmendur rastet e vrasjes së grave në Kosovë, si dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit.

banner

“Siç i referohemi ne rastit në Emshir, ku një grua supozohet se është vrarë nga bashkëshorti pastaj kreu vetëvrasje, rastin e vrasjes së një gruaje në Llaushë dhe rastin e 11 vjeçares. Të gjitha këto raste Avokati i Popullit ka publikuar raport me rekomandime ku çështja kryesore ka qenë që shteti ka dështu t’i përmbushë obligimet sa i përket mbrojtjes së të drejtës në jetë. Pra kjo është kryesorja, një obligim kushtetues”, thotë Hajdari, në emisionin “Kallxo Përnime”

Tutje ka shkuar se në këto raste, sipas tij vërehet se ka qalim në zbatimin e legjislacionit.

“Ka të bëjë qoftë me vlerësimin jo adekuat, i cili i paraqitet viktimës së dhunës në familje dhe fatkeqësisht po shkon për shkak të neglizhencave, rastet kanë përfunduar ashtu siç kanë përfunduar”, ka shtuar Hajdari.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy