Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot do ta dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran.
Në njoftim thuhet se deputeti i kësaj partie, Besian Mustafa, në ora 14:00 do ta dërgoj në Kushtetuese këtë ligj
“Deputeti Besian Mustafa,si përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot, në ora 14:00 dorëzon Ligjin 08/l-238 për Fondin Sovran në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në komunikatë.
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kundërshtuar ashpër “Fondin Sovran” ditën kur Ligji për themelimin e tij ka kaluar në Kuvend. Nënkryetarja e LDK dhe ish-ministrja e Financave, Hykmbete Bajrami, ka deklaruar se Fondi Sovran do të jetë dështimi i radhës së Qeverisë Kurti