SPAK i kërkon masën “arrest në shtëpi” Gjykatës së Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha. Zarfi me kërkesën për zëvendësim të masës së sigurisë për ish-kryeministrin është depozituar në GJykatë sot, një ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë votoi me 75 vota pro kërkesës së SPAK duke i hequr imunitetin.
Seanca e radhës për ndryshimin e masës së sigurisë për Berishën do të mbahet më datë 26 Dhjetor në orën 10:00.
Njoftimi zyrtar
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit personal për personin nën hetim Sali Berisha, si i dyshuar për figurën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal
2. Bazuar në nenin 260 pika 4 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 26.12.2023 ora 10:00. Tiranë, më datë 22.12.2023