“Qëndrimi jonë nuk ndryshon”, Liverpooli reagon zyrtarisht për Superligën Evropiane

by Nexhat

Liverpooli është klubi i madh i radhës nga Liga Premier që konfirmon mos përfshirjen në Superligën Evropiane, edhe përkundër vendimit nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë gjatë ditës së djeshme (e enjte) i dha të drejtë themelimit të Superligës Evropiane, pasi sipas tyre UEFA dhe FIFA nuk kanë të drejtë të sanksionojnë klubet nëse marrin pjesë në gara tjera alternative

Pas vendimit, Real Madridi dhe Barcelona, si klube themeluese dhe vetëm dy të mbeturat pro idesë, reaguan me entuziazëm rreth lajmit, duke ftuar klubet tjera t’i bashkohen

Megjithatë, nga dita e djeshme shumica e klubeve të mëdha evropiane e kanë refuzuar idenë, duke thënë se qëndrojnë ende në idenë e garave të hapura të organizuara nga UEFA

Klubi i fundit që ka refuzuar Superligën Evropianë është Liverpooli, i cili ka bërë një komunikatë zyrtarë në rrjetet sociale.

“Vendimi i djeshëm nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë nuk ndryshon qëndrimin e mëparshëm të Liverpool FC për një Superligë Evropiane të propozuar. Përfshirja jonë është ndërprerë”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me klubet e tjera përmes ECA-s dhe të marrim pjesë në garat e UEFA-s”, thuhet në komunikatën e Liverpoolit.

Ndryshe, dje gjatë ditës një gjë të tillë e refuzuan edhe Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Tottenham Hotspur, ndërsa sot erdhi refuzimi nga Arsenali

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy