S’e zbaton marrëveshjen me Kosovën, presidenti bullgar: Mos të harrojmë që Serbia është në bisedime me BE-në

by Nexhat

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, sot në Prishtinë në një konferencë të përbashkët me Presidenten Osmani, u pyet për letrën që Serbia u ka dërguar shteteve anëtare të BE-së përmes së cilës iu ka treguar se nuk do ta zbatojë marrëveshjen me Kosovën, të ndërmjetësuar nga BE.

Nuk foli për masa ndëshkuese ndaj Serbisë për moszbatimin e obligimeve të marra karshi Unionit, por presidenti bullgar tha se Serbia është në proces të anëtarësimit me Bashkimin Europian, prandaj kjo shërben si instrument

banner

“Le të mos harrojmë se Serbia është në proces bisedimi me BE-në për anëtarësim dhe ky është instrument i fuqishëm për rregullimin e marrëdhënieve të BE-së dhe Serbisë. Sa i përket Bullgarisë, ne vazhdojmë të ngulim këmbë për dialogun si mënyrën e vetme për zgjidhjen e problemeve dhe paralelisht për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve deri më tani. Kjo është e vetmja rrugë. Ne kategorikisht përjashtojmë provokimet e armatosura dhe dhunën dhe shprehim edhe shqetësim për situatën në veri. Pranoni keqardhjen për humbjen e policit”.

 Radev tha se BE duhet të ketë një rol aktiv për dialogun intensiv Kosovë-Serbi.

Në anën tjetër, Osmani tha se Serbia tashmë mosgatishmërinë për të zbatuar zotimet e marra nga Marrëveshja e Ohrit nuk po e dëshmon vetëm me retorikë, por edhe me letra zyrtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy