Tregu historik i Hamburgut i mbuluar tërsisht nga uji si pasojë e stuhisë

by engel

Tregu i peshkut dhe rrethinat e tij ishin mbuluar nga uji sot në anen detare të Hamburgut në veri të Gjermanisë, si pasojë e stuhisë dhe reshjesh në rajon. Shërbimet meteorologjike vendase flisnin për erëra të forta dhe reshje në detin e Veriut dhe në lumenjtë Elbe dhe Weser që shkaktuan trazira në bregdet, shkruan rrjeti AFP.

Stuhia shkaktoi gjithashtu disa anullime udhëtimesh hekurudhore, që ka shkaktuar vështërsi të mëdha për qytetarët disa ditë para pushimeve të Krishtlindjeve në Gjermani.

banner

Në vende të tjera të veriut të Evropës u raportuan për pemë të rrëzuara dhe përmbytje relativisht të vogla. Një person në Holandë dhe një në Belgjikë kishin humbur jetën në incidente të lidhura me motin e keq.

Një pemë e lartë krishtlindjesh e rrëzuar vrau dje një grua 63 vjeçare në Belgjikë, ndërsa trazira me portet u raportuan dhe në Holandë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy